Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Nesër disa pjesë të Tetovës dhe rrethinës pa rrymë
Lajmi i Fundit

Nesër disa pjesë të Tetovës dhe rrethinës pa rrymë

Disa zona të Tetovës dhe rrethinës së saj nesër (29 prill 2026) do të mbesin pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara.

Sipas njoftimeve, ndërprerjet do të realizohen në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:00 dhe do të përfshijnë disa lokacione. Në fshatin Pallaticë pa rrymë do të jenë objektet në hyrje të fshatit nga ana e Zhelinës.

Në qytetin e Tetovës, energji elektrike nuk do të ketë në një pjesë të lagjes Dardania (Derëboj), në afërsi të objektit industrial “Viktoria”, si dhe te objektet e “ZIK Ladilnik” dhe “ZIK Mlekara”. Ndërprerje janë paralajmëruar edhe për disa pjesë të qytetit në rrugën drejt Treboshit, pas Palma Mall, si dhe në rrugën “Kievska” te Arabati.

Pa energji elektrike do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Reçicë e Madhe.

Autoritetet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ndërhyrje të planifikuara për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit elektro-distributiv, me qëllim rritjen e cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Comments are closed

Related Posts