Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Të shtëna me armë dhe rrahje në Çento të Shkupit, një person shpëton për mrekulli nga plumbat
Ballina

Të shtëna me armë dhe rrahje në Çento të Shkupit, një person shpëton për mrekulli nga plumbat

Më datë 24.04.2026, në ora 23:00, personi M.S. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 19:00, në zonën e lagjes Çento, ai bashkë me A.T. dhe R.T., pas një marrëveshjeje paraprake, janë takuar me personat N.S. dhe E.Q. Gjatë takimit, N.S. e ka sulmuar fizikisht M.S. dhe ka drejtuar pistoletën drejt tij, por arma është bllokuar.
​Të tre të dëmtuarit janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, por E.Q. i ka ndjekur duke vrapuar me një send të fortë në dorë. Ndërkohë, N.S., duke qenë në lëvizje me automjet, ka gjuajtur me plumb në drejtim të M.S., por nuk e ka qëlluar. Pas kësaj, ai së bashku me E.Q. janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Comments are closed

Related Posts