Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • PDSH, cakton 24 majin për Kongresin e 9-të në Tetovë dhe formon këshillin organizativ
Ballina

PDSH, cakton 24 majin për Kongresin e 9-të në Tetovë dhe formon këshillin organizativ

Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit, mbajti kuvendin qendror të partisë, ku u caktuan data e mbajtjes së kongresit si dhe këshilli organizativ që do të merret me organizimin e Kongresit. Sipas zëdhënësit të PDSH-së, Visar Palloshi, kongresi pritet të mbahet në maj.

“Sot u mbajt kuvendi qendror i PDSH-së ku u mor vendim që të bahet Kongresi i 9 i Partisë Demokratike Shqiptare e që do jetë më datë 24 maj, në shtëpinë e kulturës në Tetovës. Në këtë kuvend qendror të sotëm, u mor vendim që të formohet këshilli për organizimin e kongresit, edhe atë nën udhëheqjen e sekretarit të partisë Sali Ajdini dhe me përbërje, sekretarin organizativ Rametulla Kuç, gjithë krerët e degëve në kuadër të PDSH-së dhe kryesia e ngushtë e degës së Tetovës,” deklaroi Visar Palloshi, zëdhënës i PDSH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts