Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Arrestohet në Beograd shtetasi nga Maqedonia që shtirej si kirurg, mashtrime mbi 100 mijë euro
Kronika e Zezë

Arrestohet në Beograd shtetasi nga Maqedonia që shtirej si kirurg, mashtrime mbi 100 mijë euro

Një arrestim “si në film” ka tronditur kryeqytetin serb, pasi një shtetas 42-vjeçar nga Maqedonia është kapur “me duart në mjaltë”. Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi sot se është vënë pikë mbi një nga mashtrimet më të rënda të kohëve të fundit – paraqitjen e rreme si kirurg për të zhvatur mijëra euro nga familje të dëshpëruara.

Njësitë speciale e kanë “kapur” të dyshuarin A.K. menjëherë pasi kishte marrë dërgesën e fundit me para. Skena, sipas autoriteteve, ka qenë si në seriale kriminale: në vendngjarje janë gjetur 16.650 euro dhe 150.000 dinarë në para të gatshme. Ai e kishte bindur viktimën se një familjari të saj i nevojitej një operacion urgjent dhe i shtrenjtë për të mbijetuar, duke shfrytëzuar frikën dhe panikun për të përfituar shuma të mëdha parash.

Hetimet tregojnë se ky “mjek i rremë” nuk ka vepruar i vetëm. Policia është në kërkim të disa personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi të organizuar mirë. Sipas dyshimeve: Grupi ka vepruar në territorin e Beogradit që nga nëntori 2025.
Deri tani, me këtë skemë mashtrimi kanë arritur të “fitojnë” mbi 100.000 euro.
Objektiv kanë qenë qytetarë të frikësuar ose në gjendje krize, të cilët nuk i kanë verifikuar informacionet në momentet e panikut.

Comments are closed

Related Posts