Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Nesër pa rrymë disa pjesë të Tetovës, Neproshtenit dhe Zhilçes
Lajmi i Fundit

Nesër pa rrymë disa pjesë të Tetovës, Neproshtenit dhe Zhilçes

Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes, të premten (24 prill), disa zona në Tetovë dhe fshatrat Neproshten dhe Zhilçe do të mbeten pa furnizim me energji elektrike në periudhën nga ora 09:00 deri në 15:00

Sipas njoftimit të Elektrodistribucionit, ndërprerjet do të realizohen në intervale dhe do të përfshijnë pjesë të zonës qendrore të qytetit, si dhe objekte në afërsi të Byrosë së Punës dhe kompleksit të ri të banesave.

Oraria i detajuar i ndërprerjeve për 24.04.2026:

* Tetovë, 09:00 – 14:00: Objektet në rr. 141
* Neproshten, 09:00 – 14:00: Një pjesë e fshatit, në të ashtuquajturën “Mëhallë maqedonase”
* Tetovë, 09:00 – 15:00: Një pjesë e rr. “Blagoja Toska”, afër Byrosë së Punës
* Tetovë, 09:00 – 15:00: Objekte në afërsi të Byrosë së Punës
* Tetovë, 09:00 – 15:00: Një pjesë e rr. “Boris Kidriç”, afër kafes “Simple”
* Tetovë, 09:00 – 15:00: Objekte pranë rr. 121, në kompleksin e ri të banesave
* Zhilçe, 09:00 – 14:30: Një pjesë e fshatit

Nga Elektrodistribucioni bëjnë të ditur se ndërprerjet janë të domosdoshme për realizimin e investimeve që synojnë përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, duke apeluar që qytetarët dhe bizneset në zonat e prekura të planifikojnë paraprakisht aktivitetet e tyre.

Comments are closed

Related Posts