Të ka ndodhur të shtrihesh për të fjetur dhe papritur mendimet të “pushtojnë”? Nuk je i vetmi. Psikologët thonë se stresi i grumbulluar gjatë ditës shpërthen pikërisht në momentin kur përpiqemi të qetësohemi.
Por problemi nuk është vetëm stresi… janë edhe disa zakone që i bëjmë çdo natë pa e kuptuar dhe që e mbajnë trurin zgjuar.
📱 Telefoni – armiku i padukshëm
Scroll-i i pafund në rrjete sociale e mban trurin aktiv dhe rrit ankthin. Edhe “vetëm 5 minuta” shpesh kthehen në 1 orë.
🧠 Mendimet që nuk ndalen
Nata është momenti kur truri fillon të analizojë gjithçka: biseda, gabime, plane… dhe kjo e rrit stresin.
☕ Kafeja në kohën e gabuar
Edhe një kafe pasdite mund të ndikojë në gjumin tënd pa e kuptuar.
⏰ Orari i çrregullt
Një natë fle herët, tjetrën vonë – kjo e huton trupin dhe e bën më të vështirë relaksimin.
Si ta “fikësh” trurin para gjumit?
Lëre telefonin mënjanë të paktën 30 minuta para gjumit Shkruaj mendimet që të shqetësojnë Dëgjo muzikë të qetë ose bëj frymëmarrje të thellë Mbaj të njëjtin orar gjumi çdo natë
Ndonjëherë nuk është pagjumësia problemi… por mënyra si e trajton trurin tënd para gjumit.















Comments are closed