Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, e cila do të mbahet nesër (03.Mar) në Tetovë, shkruan Zhurnal.mk.
Takimi zhvillohet në ambientet e Hotel Mercure Tetovë dhe mbledh përfaqësues të komunave shqiptare nga rajoni, me qëllim diskutimin e vizionit, strategjisë dhe vazhdimësisë së platformës për gjysmën e dytë të vitit 2026 dhe vitin 2027.
Në kuadër të forumit, pjesëmarrësit do të shqyrtojnë plan-projektet për periudhën e ardhshme, përfshirë anekset përkatëse dhe kuotat e anëtarësisë, si dhe mundësitë për financim përmes projekteve ndërkufitare dhe evropiane.
Po ashtu, në fokus do të jenë edhe propozimet për projekte të përbashkëta në fusha si trashëgimia kulturore dhe turizmi, projektet sociale dhe përfshirja, zhvillimi ekonomik lokal, infrastruktura dhe planifikimi, si dhe aspektet ligjore dhe administrative.
Në përfundim të takimit pritet të hartohen konkluzione dhe rekomandime konkrete për Sekretariatin e Përgjithshëm të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon për vitin 2027, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe avancimin e projekteve zhvillimore në rajon.















Comments are closed