Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Ademi: Ambasadori Denion Meidani ishte i pari që na mbështeti në këtë iniciativë
Lajmi i Fundit

Ademi: Ambasadori Denion Meidani ishte i pari që na mbështeti në këtë iniciativë

Studentët shqiptarë të universiteteve në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar një protestë më 6 prill, për të kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Në emisionin “Debat në SHENJA”, një nga organizatorët e protestës, studenti Mevlan Ademi, nënvizoi se ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, ka qenë i pari që ka ofruar mbështetje për studentët në lidhje me këtë çështje.

“Ambasadori shqiptar Denion Meidani, jo vetëm tani, por që para dy vitesh ka qenë i pari që na ka kthyer me email për një takim, ku ne ia shtruam këtë çështje. Ai na e ngriti problemin me funksionarët shqiptarë dhe kështu nisi e gjithë kjo procedurë. E falënderoj për mbështetjen që ka dhënë që nga fillimi,” deklaroi Ademi.

Comments are closed

Related Posts