Prej dy vitesh premieri Micko dhe komitët e tij kanë filluar një fushatë të egër antishqiptare ndaj gjuhës dhe identiteti shqiptar, ku pemës megafonëve të tij Janevska, Fillkov, Maksi apo Kostandinovski, i janë vërsulur gjuhës shqipe dhe identitetit tonë kombëtar me mburrjen se gjuhë zyrtare në Severnistan është vetëm maqedonishtja e kryekomitit Micko dhe e titistit të ri Filipçe.
Kurse shqipja, sipas tyre bën pjesë në grupin e gjuhëve të pakicave ashtu siç e miratuan këtë ligj ( si ligji për gjuhët e pakicave dhe jo ligjo për gjuhën shqipe, ku Komisioni i Venedikut solli pergjigjen sesi të përdoret ligji për gjuhët e pakicave por duke i lënë dore të lire qeverisë se ne cilat institucione mund te perdoret) së bashku me partiçkat shqiptare, që plandos gjuhën tonë dhe që e vendos atë në fund të kazanit së bashku me turqishten, romen, serbishten, vllahe etj., përbën shtypje dhe përdhosje të gjuhës së një kombi që përbën më shumë se 30% të popullsisë.
Ky sulm ndaj gjuhës shqipe është shprehje e mllefit dhe e albanofobisë ndaj shqiptarëve si autoktonë në këto troje, edhe për shkak të faktorizimit si popull por jo si faktor politik, pasi partiçkat tona politike janë shitur dhe janë blerë qysh prej shpalljes së pavarësisë së Severnistsnit si subjekte lojale dhe kukulla në duar të pusht-shtetit.
Miratimi i MO nga kukullat e pushtetit, ku 20% nuk u proklamua si sanksionimin i gjuhës shqipe në kushtetutë, por si fitore e madhe e lirisë dhe barazisë që me miratimin e asaj kërme që qëndron si gur varri mbi kokat e shqiptarëve si bashkësi etnike nomade pa emër, në kohën kur ata maqedonët për ironi të fatit nuk njihen nga Bullgaria si komb dhe si gjuhë maqedone, por thjesht si dialekt bullgar dhe një komb i stisur nga diktatori jugosllav Tito që nga viti 1945.
Ndërsa fushata antishqiptare kundër gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar ka marrë masa shqetësuese Tirana dhe Prishtina vëzhgojnë me një indiferencë të pashpjegueshme këto zhvillime të invalidit të botës serbe në Severnistan.
Sa i takon qullashëve të VREDI-t, si pjesë e koalicionit qeverisë ata heshtin përballë kesaj stuhie kundër gjuhës dhe identitetit shqiptar siç janë:
1-Sjellja e ligjit për përfaqësim të drejt dhe adekuat nuk garanton barazinë etnike në punësime, por veç kriterin profesional dhe meritokracinë.
Kufizimi i përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet ku ajo nuk mund të përdoret sipas ligjit për gjuhët e pakicave ( ku partiçkat tona e kanë fshehur dhe e kanë paraqitur si ligji per gjuhën shqipe) në Gjykata dhe Noteri, Polici dhe Ushtri, Diplomaci…
3-Heshtja e Prokurorisë ndaj zërave shovene të komitëve kundër shqiptarëve në garat sportive.
4- Pabarazia në preambulën e kushtetutës, ku shqiptarët denigrohen si komb por trajtohen në një grup me pakicat që nuk i kalojnë as 5% të përbërjes së tyre.
5- Mbajtja dhe mosndryshimi i nenit që përdhos identitetin tonë gjuhësor përmes nofkës së 20% për gjuhën shqipe.
Këto janë disa nga shigjetatat helmatuese të pusht-shtetit dhe të qeverisë së premierit Micko kundër gjuhës dhe identitetit kombëtar, ku vredistët nuk kanë këllqe t’i dalin në ballë të keqes dhe t’i thonë ndal revanit dhe politikës shoviniste ndaj shqiptarëve se ky popull ka zot, ose të tërhiqen nga ky koalicion qeverisës që ka për qëllim defaktorizimin e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe në këtë shtet eksperimental që qëndron me këmbë me paterica shqiptare.
Sa i takon opozitës shqiptare ajo tashmë sa ka dalë nga bregu i lumit e sfilitur dhe e mbytur që nuk qëndron dot vetë më këmbë e lëre me t’i dalin për ballë falangave komite dhe invazionit të botës serbe ndaj gjuhës dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Shqiptarët e Severnistanit që kanë sy edhe veshë, që kanë logjikë edhe tru, me mendje të kethjellët…
të zgjohen nga gjumi i gjatë dimëror dhe le të konstatojnë se a ishte ky ndryshimi që lepurushët e VREDI-t na premtuan apo ështe ky ndryshimi prapakthehu që po na shpie në greminë!















Comments are closed