Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kuvendi dhe Avokati i Popullit nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Lajmi i Fundit

Kuvendi dhe Avokati i Popullit nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Në Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit dhe institucionit të Avokati i Popullit, i përfaqësuar nga Faton Selami.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, vlerësoi se ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit institucional dhe avancimit të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në vend.

Sipas tij, përmes këtij bashkëpunimi konfirmohet përkushtimi i përbashkët për përforcimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e institucioneve më të përgjegjshme dhe transparente. Ai shtoi se partneritete të tilla pritet të ndikojnë në ndjekje më efikase të rekomandimeve, rritje të llogaridhënies institucionale dhe forcim të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.

Memorandumi synon të përmirësojë koordinimin ndërmjet institucioneve dhe të rrisë efikasitetin në trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat e njeriut, duke kontribuar në forcimin e mekanizmave demokratikë në vend.

Comments are closed

Related Posts