Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Aksident i rëndë në Studeniçan: Katër të lënduar, mes tyre dy fëmijë gjashtëvjeçarë
Kronika e Zezë

Aksident i rëndë në Studeniçan: Katër të lënduar, mes tyre dy fëmijë gjashtëvjeçarë

MPB njofton se me datë 31.03.2026, rreth orës 09:10, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Studeniçan të Shkupit ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve të llojit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Q.A. (42) nga fshati Studeniçan, dhe një automjeti të udhëtarëve të llojit “Toyota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 34-vjeçarja R.I., po ashtu nga Studeniçani.

​Në këtë aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit “Audi” dhe një bashkudhëtar gjashtëvjeçar në automjetin “Toyota”. Ndërkohë, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja R.I. dhe një tjetër bashkudhëtar gjashtëvjeçar nga automjeti “Toyota”, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

​Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Comments are closed

Related Posts