Luftimet tash e një muaj në Lindjen e Mesme po shakktojnë presion të jashtëzakoinshëm mbi tregjet e energjisë nëpër krejt botën, e për pasojë edhe të prodhimeve të tjera, përfshirë edhe ato të konsumit të përditshëm.
Rritja e çmimeve të naftës si burim energjie dhe ende brum i madh i ekonomisë moderne, tash pa asnjë befasi po dikton çmimet e çdo produkti bazë.
Buka
Me rritjen e çmimit të naftës, e kur energjia, pra edhe ajo elektrike, që të dyja bëhen barrë, buka, si edhe ushqimet e tjera, si mall i konsumit të përditshëm nuk mund të mbetet e pa goditur.
Në Shtip, Koçan, Prilep e Manastir, furrat kanë nisur të rrisin çmimet e bukës së bardhë. Rritja prej 3 deri në 5 denarë për një bukë 450 gramësh mund të duket e vogël në letër, por në realitet është një goditje e drejtpërdrejtë për familjet që tashmë përballen me shtrenjtimin e vajit, vezëve, frutave e perimeve. Industria e mullirit dhe bukëpjekjes paralajmërojnë se kjo është vetëm fillimi, sepse kostot e furnizimit, prodhimit dhe shpërndarjes janë rritur.
Dhe kur buka dhe ushqimet e përditshme shtrenjtohen, kriza merrë një dimension të ri social. Ajo prek drejtpërdrejtë jetën e përditshme të çdo qytetari gjithandej.
Kështu është edhe në Maqedoni të Veriut, një muaj që nga luftimet nëLindje të Mesme.
Dhe për pasojë, edhe Maqedonia e Veriut pranverën po e nisë me një rritje çmimesh të mallërave e shërbimeve, si domino efekt negativ që po godet fuqinë blerëse të qytetarëve, dhe me këtë edhe gjendjen ekonomike-sociale të tyre.
Në krejt këtë situatë të re krize, në Maqedoni të Veriut pagat nuk janëduke e përcjellë ashtu si duhet rritjen e çmimeve të mallërave e shërbimeve, përkundër faktit se këtë javë disa ministri filluan me nënshkrim marrëveshtjesh kolektive me sindikatat e punëtorëve për rritje pagash, të cilat natyrisht se do të ndihmojnë pakëz të hyrat në xhepin e familjeve të vendit, por jo ashtu siç do të duhej, kur ritmi i rritjes sëçmimeve nuk ka shenjë se do të ndalet.
Pranverë e vështirë
Rritja e pagave e bërë së fundi e humb vlerën përballë vazhdimit tërritjes së çmimeve, sepse ato megjithatë e humbin vlerën reale dita-ditës, e muaj pas muaji, sepse rrjedhimisht çdo rritje çmimi është një ulje e fuqisë blerëse të qytetarëve.
Dhe në këto rrethana, natyrisht që rritja e inflacionit është e pashmangshme. Inflacioni e bënë jetën më të shtrenjtë e si pasojë edhe më e vështirë.
Ky është portreti i një krize të shumëfishtë që po mbështet qytetarët për muri, por jo vetëm në Maqedoni të Veriut, gjithandej nëpër rajon dhe përtej tij në Evropë e në anën tjetër të atlantikut.
Masa e qeverisë
Qeveria thotë se po e ndjek situatën me kujdes dhe se do të ndërmarrë masa shtesë nëse paraqitet nevoja.
Deri më tash masë të vetme që ka marrë qeveria është ulja e TVSH-sënë 10% për karburante. Por ekspertët ekonomik kudo e ngado paralajmërojnë se kjo nuk do të mjaftojë. Ata thërrasin për masa tjera urgjente pa u vonuar tutje.
Pa subvencione, pa mbështetje për prodhuesit dhe pa politika të qarta për mbrojtjen e konsumatorit, kriza do të thellohet.
Krizat si kjo e tashme me çrregullim të tregut botëror të karburanteve, qëhetohet shpejtë tek vendet importuese të këtyre burimeve, siç ështëMaqedonia e Veriut, nuk matet vetëm me statistika ajo matet me tavolinën e zbrazët të familjeve.
Masat shtesë të qeverisë do të mund të parandalonin këtë situatë, sa do pak deri sa të ndalen luftimet në Lindje të Mesle e të kthehet normaliteti i çmimeve të naftës në tregjet botërore.















Comments are closed