Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, kanë reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoski.
Kryeministri Mickoski sot vetëm konfirmoi atë që Kryetari, Ziadin Sela, denoncoi shumë ditë më parë (10 mars, 2026). U desht një kohë që të gjejnë një alibi dhe të fshihen pas UNESCO-s, por ne nuk do të dorëzohemi. Edhe këtë alibi do t’ua demaskojmë e demantojmë si edhe çdo tendencë tjetër për të eliminuar Strugën dhe vendbanimet e tjera shqiptare nga korridoret ndërkombëtare dhe për të devijuar tërësisht Korridorin 8. Këto skenare nuk duhet t’i lejojmë dhe të gjithë duhet të ngrejmë zërin e të veprojmë për të prishur planet e tilla antishqiptare”, thuhet në reagimin e ASH-së.















Comments are closed