Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Saranda Imeri Stafai me akuza ndaj BDI-së: “Ligje në letër, zero zbatim në praktikë”
Lajmi i Fundit

Saranda Imeri Stafai me akuza ndaj BDI-së: “Ligje në letër, zero zbatim në praktikë”

Deputetja e VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vazhduar kritikat dhe demantet ndaj Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ajo shprehet se vazhdimisht pranon dokumente nga qytetarët, të cilat sipas saj dëshmojnë mungesën e zbatimit të ligjeve në praktikë, veçanërisht sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe.

Reagimi i plotë:

“U lodha duke ju demantuar.

Sa të paaftë dhe hajduta paskeni qenë… a keni bre kufi?

Qytetarët non-stop më dërgojnë dokumente – dhe çdo herë del e njëjta histori.

Ja një provim i dhënë nga jurisprudenca, një vit pasi keni miratuar ligjin për gjuhët… dhe asnjë shkronjë shqip nuk ka brenda!

Ligje në letër, zero zbatim në praktikë.

Turp.”, përfundon deputetja Imeri Stafai.

Comments are closed

Related Posts