Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • 28-vjeçari shqiptar, humb jetën në një aksident tragjik në Kroaci
Kronika e Zezë

28-vjeçari shqiptar, humb jetën në një aksident tragjik në Kroaci

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 7 shtatorit në zonën e Marinës, në Kroaci, në rrugën shtetërore D8, pjesë e Adriatic Highway. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, kur një furgon ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura. Si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 28-vjeçari shqiptar Amarildo Tafaj, i cili ishte personi i vetëm në automjet, raporton JOQ Albania.

Tafaj ishte nga Durrësi dhe, sipas familjarëve dhe personave që e njihnin, ishte rritur vetëm nga nëna e tij. Ai përshkruhet si një djalë i përkushtuar ndaj familjes, i cili kishte kaluar një jetë me sakrifica dhe punë, duke qenë gjithmonë pranë nënës së tij.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts