Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Zvarritet ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria, lënda ‘Talir 2’ largohet nga dokumentacioni
Lajmi i Fundit

Zvarritet ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria, lënda ‘Talir 2’ largohet nga dokumentacioni

Ekstradimi i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevskit i cili prej vitesh ndodhet në arrati vazhdon të zvarritet, ndërs pas vendimit të Gjykatës Penale për rrëzimin e aktakuzës në rastin ‘Talir 2’, kjo lëndë nuk do të jetë pjesë e dokumentacionit për ekstradim. Ministria e Drejtësisë nuk jep informata konkrete për ekstradimin e tij.

Ministria e Drejtësisë nuk tregon nëse dhe kur do të paraqesin kërkesë të re për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria dhe përballjen e tij me drejtësinë.

Derisa ky proces nuk po merr epilog, Gruevski shpëtoi nga ndjekja në rastin ‘Talir 2’, pasi Gjykata Penale e hodhi poshtë akuzën.

Nga Ministria e Drejtësisë, për Portalb.mk thonë se nga tani dokumentacioni nuk do ta përfshijë rastin ‘Talir 2’, pasi me vendim gjykate nga tani e tutje ish-kryeministri Nikolla Gruevski është liruar nga ajo lëndë.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts