Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në Debresh me strukturat e VLEN-it
Lajmi i Fundit

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në Debresh me strukturat e VLEN-it

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, zhvilloi një takim me strukturat e koalicionit VLEN në fshatin Debresh të Komunës së Dollnenit, së bashku me kryetarin e komunës, Blerim Islami, dhe funksionarë të tjerë të këtij koalicioni.

Sipas njoftimit të tij, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike dhe për forcimin e organizimit të brendshëm të strukturave.

Në fshatin Debresh të Komunës së Dollnenit, së bashku me kryetarin e komunës, Blerim Islami, dhe me funksionarë të lartë të VLEN, realizuam një takim me strukturat e VLEN”, njoftoi Sali.

Ai theksoi se gjatë bashkëbisedimit u trajtuan sfidat aktuale dhe planet për hapat e ardhshëm politikë.

“Gjatë këtij takimi bashkëbiseduam për situatën aktuale politike, sfidat me të cilat përballemi dhe për hapat e ardhshëm në forcimin e strukturave tona”, deklaroi ai.

Sali shtoi se angazhimi dhe bashkëpunimi i përbashkët mbeten thelbësore për arritjen e objektivave politike dhe për të qenë më pranë qytetarëve.

Comments are closed

Related Posts