Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Zjarri në Krujë merr përmasa të frikshme, flakët po rrezikojnë banorët dhe shtëpitë, kërkohet ndërhyrje emergjente dhe evakuim
Lajmi i Fundit

Zjarri në Krujë merr përmasa të frikshme, flakët po rrezikojnë banorët dhe shtëpitë, kërkohet ndërhyrje emergjente dhe evakuim

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në zonën ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, duke paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Zjarri është i ndarë në dy vatra aktive, me një perimetër të përgjithshëm rreth 4 km. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur e bëjnë ndërhyrjen dhe afrimin e mjeteve zjarrfikëse tepër të vështirë, përcjellë Top Channel.

Në të njëjtën zonë janë evidentuar edhe para një jave tre vatra zjarri.

I gjithë shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër ndodhet në vendngjarje, duke ndërhyrë dhe monitoruar situatën në vazhdimësi.

Për përballimin e situatës dhe forcimin e operacionit, priten forca shtesë zjarrfikëse, zjarrfikës vullnetarë dhe Forcat e Armatosura, të cilat do të angazhohen në ndihmë të operacionit për vënien nën kontroll të zjarrit.

Situata vijon të jetë e vështirë dhe dinamike, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të mbrojtur fshatrat e rrezikuara.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts