“Zjarri në fshatin Vrapçisht është lokalizuar dhe fikur plotësisht falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të ekipit të zjarrfikësve!
Apel për kujdes: Ju lutemi të gjithëve, mos ndizni zjarre në vende të hapura. Një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha. Të mbrojmë natyrën dhe sigurinë e qytetarëve tanë!”, kanë kumtuar zjarrfikësit “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.














