“Ekipi ynë i zjarrfikësve ndodhet në teren në fshatin Urviç për të monitoruar nga afër situatën me zjarrin që ka shpërthyer në këtë zonë. Për shkak të terrenit mjaft të vështirë, ndërhyrja e drejtpërdrejtë është sfiduese, por ekipi ynë është plotësisht i angazhuar dhe në gatishmëri.
Jemi në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përgjegjëse për të ndërmarrë hapat e nevojshëm.
Ju bëjmë thirrje gjithë banorëve për qetësi dhe kujdes. Situata po ndiqet me vëmendje dhe do t’ju mbajmë të informuar për çdo ecuri në teren”, ka kumtuar faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.















Comments are closed