“NJOFTIM | INTERVENIM I SUKSESSHËM NË FSHATIN NEGOTINË
Sot, pas një angazhimi intensiv në terren, ekipet tona ndërhynë me sukses për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit të shfaqur në fshatin Negotinë.
Veprimi i shpejtë, koordinimi i mirë dhe profesionalizmi i zjarrfikësve bënë të mundur vënien e menjëhershme të situatës nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe çfarëdo rreziku për zonën përreth.
Falënderojmë përzemërsisht Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit të Gostivarit për bashkëpunimin e shkëlqyer, ndihmën e menjëhershme dhe solidaritetin e treguar në terren. Punët e tilla të përbashkëta dëshmojnë edhe një herë përkushtimin tonë të përbashkët për sigurinë e qytetarëve tanë.”, ka kumtuar në Facebook, faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”.
“Mbetemi të përkushtuar në shërbim të qytetarëve”, mbaron kumtesa e Zjarrfikësve.














