Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Zjarrfikësit e Bogovinës, lokalizuan dhe fikën zjarrin me sukses, tek një objekt në Bogovinë
Lajmi i Fundit

Zjarrfikësit e Bogovinës, lokalizuan dhe fikën zjarrin me sukses, tek një objekt në Bogovinë

“Sot, pas një thirrjeje për ndërhyrje urgjente në fshatin Bogovinë, ekipi ynë i zjarrfikësve, në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit të Tetovës, ka intervenuar me shpejtësi për lokalizimin dhe fikjen e zjarrit të shpërthyer në një objekt.

Aksioni i përbashkët dhe i koordinuar mundësoi që një pjesë e objektit të shpëtohet, ndonëse një pjesë tjetër ka pësuar dëme materiale.

Falënderojmë kolegët e Njësisë së Tetovës për mbështetjen e menjëhershme dhe bashkëpunimin profesional në terren. Vazhdojmë të jemi në shërbim të qytetarëve”, ka njoftuar në Facebook, njësiti i zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts