“Reagim i shpejtë dhe profesional nga ekipi ynë!
Gjatë ditës së sotme, ekipi i zjarrfikësve ndërhyri me sukses në lokalizimin dhe shuarjen në kohë të zjarrit të shpërthyer në fshatin Negotinë. Falë gatishmërisë dhe ndërhyrjes me efektivitet në teren, u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve dhe u mënjanua çdo rrezik për zonën përreth.
Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e pronës sonë të përbashkët mbeten përkushtimi ynë i përditshëm”, kanë njoftuar Zjarrfikësit Vrapçisht&Bogovinë, në Facebook.














