Zjarrfikësit e Bogovinës, sonte kanë lokalizuar me sukses zjarrin pranë kolegjit “Yahya Kemal”, në fshatin Kamjan. Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, faqja zyrtare e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”.
POSTIMI I PLOTË:
“Sonte, njësia jonë ka ndërhyrë me shpejtësi pranë Kolegjit “Yahya Kemal” pas marrjes së informatës për shpërthimin e një zjarri. Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesionalizmit të ekipit në terren, zjarri u lokalizua dhe u shua plotësisht në kohë rekorde, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Siguria e qytetarëve dhe institucioneve tona mbetet prioriteti ynë kryesor”, përfundon, kumtesa.















Comments are closed