“Me koordinim të plotë midis ekipit tonë dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse, gjatë ditës së sotme është realizuar me sukses ndërhyrja nga ajri për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit në fshatin Gradec.
Ndërhyrja nga ajri ishte e nevojshme për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij. Ekipet tona vazhdojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri të plotë për të monitoruar situatën deri në shuarjen përfundimtare.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!”, kanë njoftuar zjarrfikësit “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.
Tutje, ata kanë njoftuar se edhe zjarri në Urviç, është lokalizuar.
“Ekipet tona operative, në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë e Zjarrfikësve të Tetovës dhe ekipet e Parkut Nacional Mali Sharr, ndodhen aktualisht në terren mbi fshatin Urviç për të monitoruar nga afër situatën dhe për të koordinuar hapat e mëtejshëm lidhur me vatrën e zjarrit.
Për shkak të terenit jashtëzakonisht të vështirë, ndërhyrja fizike është mjaft e rëndë, por përkushtimi i ekipeve në terren mbetet maksimal”, ka shkruar, njësiti i Zjarrfikësve.
Ndërsa, për zjarrin e përhapur në fshatin Jellovjan, kanë deklaruar se tanimë është futur nën kontroll.
“Ekipi ynë, bashkë me njësinë e zjarrfikësve të Tetovës si dhe Parkun Nacional, kanë intervenuar për të lokalizuar zjarrin mbi fshatin Jellovjan. Situata do të monitorohet deri nesër dhe, nëse do të jetë e nevojshme, do të intervenohet sërish. Për shkak të terrenit të vështirë, edhe intervenimi është mjaft i vështirë”, ka përfunduar, kumtesa e Zjarrfikësve.















Comments are closed