“Lokalizohet dhe shuhet plotësisht zjarri në fshatin Forinë
Pas ndërlidhjes operative me Stacionin e Zjarrfikësve të Gostivarit, ekipet tona iu bashkuan menjëherë ndërhyrjes në terren.
Falë koordinimit të përbashkët dhe reagimit të shpejtë profesional, zjarri në fshatin Forinë është lokalizuar dhe shuar plotësisht, duke parandaluar çdo rrezik të mëtejshëm.
Gjithmonë në gatishmëri dhe në shërbim të qytetarëve!”, kanë kumtuar në FB, Zjarrfikësit “Bogovinë&Vrapçisht”.














