“Ndërhyrje e shpejtë dhe profesionale në fshatin Gradec!
Falë reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit të shkëlqyer, ekipi i zjarrfikësve ka arritur të lokalizojë dhe të shuajë plotësisht në kohë një zjarr të rrezikshëm në fshatin Gradec.
Me ndërhyrjen e tyre të shpejtë, u parandalua përhapja e flakëve dhe u eliminua çdo rrezik për objektet dhe shtëpitë përreth”, ka njoftuar faqja e zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.














