“Në nder të Ditës Nacionale të Zjarrfikësve, nderojmë kontributin dhe sakrificën!
Sot, në këtë ditë të veçantë për të gjithë ne, Ekipi i Zjarrfikësve Bogovinë & Vrapçisht ka pasur nderin e veçantë të ndajë një Mirënjohje për një person që i dha vite të tëra këtij profesioni human e me rrezik.
I ndajmë këtë mirënjohje zjarrfikësit në pension nga Bogovina, z. Faris Xhemaili, në shenjë falënderimi për përkushtimin, guximin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë gjithë viteve të shërbimit në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve tanë.
“Zjarrfikës nuk të bën vetëm uniforma, por shpirti i sakrificës që mbetet përherë në shërbim të qytetarëve.”, ka shkruar njësiti i Zjarrfikësve “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.















Comments are closed