Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Zjarrfikësit e Bogovinës, apelojnë bizneset, të ndërrmarin masa parandaluese për mbrojtjen e pronës
Lajmi i Fundit

Zjarrfikësit e Bogovinës, apelojnë bizneset, të ndërrmarin masa parandaluese për mbrojtjen e pronës

Të nderuar qytetarë pronarë të objekteve industriale, afariste, depove dhe fabrikave,
Për shkak të temperaturave të larta, motit të thatë dhe rritjes së rrezikut nga zjarret gjatë periudhës verore, Njësia Territoriale Kundër Zjarrit – Bogovinë & Vrapçisht u bën apel që të ndërmerrni masa parandaluese për mbrojtjen e pronës dhe sigurinë e punonjësve.
Ju lutemi që:
• Të bëni kositjen dhe pastrimin e barit të thatë dhe shkurreve përreth objekteve tuaja.
• Të largoni mbeturinat dhe materialet e ndezshme nga afërsia e ndërtesave.
• Të siguroni që rrugët e qasjes për automjetet e zjarrfikësve të jenë të lira dhe të kalueshme.
• Të kontrolloni funksionalitetin e pajisjeve për mbrojtje nga zjarri dhe të respektoni të gjitha masat e sigurisë.
Bari i thatë dhe vegjetacioni i pa kositur mund të marrin flakë brenda pak minutash, duke rrezikuar objektet, makineritë, mallrat dhe jetën e njerëzve.
Parandalimi është mbrojtja më e mirë. Me një veprim të thjeshtë sot, mund të shmangim pasoja të mëdha nesër.
Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për një verë më të sigurt për të gjithë”, kanë kumtuar zjarrfikësit “Bogovinë&Vrapçisht”, në Facebook.

Comments are closed

Related Posts