“Intervenim i Shpejtë në Fshatin Bogovinë
Ekipi i Zjarrfikësve ka intervenuar me sukses gjatë ditës së sotme në fshatin Bogovinë, pas marrjes së njoftimit për shpërthimin e një zjarri në oxhakun e një shtëpie banimi.
Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të zjarrfikësve tanë, zjarri u lokalizua në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të shtëpisë dhe duke shmangur dëmet më të mëdha materiale”, ka shkruar, njësisti i Zjarrfikësve, në Facebook.















Comments are closed