Zëvendëskryeministri Bekim Sali priti në ambientet e Qeverisë Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Sali Arpagush, Reisul-Ulemanë Shaqir ef. Fetahu, si dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj.
Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e frytshme mbi forcimin e marrëdhënieve vëllazërore me shtetin e Turqisë, bashkëpunimin ndërfetar dhe thellimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve fetare dhe shtetërore.
Bekim Sali theksoi rëndësinë e paqes, mirëkuptimit dhe vlerave të përbashkëta, duke nënvizuar rolin e dialogut ndërfetar në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.















Comments are closed