Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Zërat për tërheqjen e ambasadorit Meidani. Reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Lajmi i Fundit

Zërat për tërheqjen e ambasadorit Meidani. Reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka reaguar pas raportimeve dhe komenteve mediatike lidhur me lëvizjet diplomatike në Shërbimin e Jashtëm, veçanërisht për lëvizjen e mundshme të Denion Meidanit, Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Disa media raportuan largimin e mundshëm të Meidanit, ndërsa të tjera paralajmëruan rotacion në diplomaci, konkretisht emërimin e Meidani për ambasador në Prishtinë, ndërsa të Petrit Malajt në Shkup.

Përmes një reagimi zyrtar, Ministria e Jashtme thekson se lëvizjet diplomatike realizohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin rregullator të Shërbimit të Jashtëm dhe praktikat diplomatike.

Sipas ministrisë, këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Reagim i Zëdhënësit të MEPJ, Alteo Hysi

Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts