Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli, është takuar me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Dimal Basha, me ç’rast kanë diskutuar për projektet strategjike infrastrukturore që synojnë forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
“Sot zhvilluam një takim të përzemërt dhe konstruktiv me Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, me të cilin na bashkon jo vetëm afërsia mes dy vendeve, por edhe bashkëpunimi i shkëlqyer dhe vizioni i përbashkët për forcimin e lidhjeve infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Në fokus të takimit ishin projektet e mëdha infrastrukturore që po realizohen dhe ato që na presin në periudhën e ardhshme. Autostrada Shkup–Bllacë dhe rruga Tetovë–Prizren ishin në krye të diskutimeve, si dy projekte strategjike që do të ndikojnë drejtpërdrejt në lidhjen dhe qarkullimin mes dy vendeve.
Veçanërisht, më 26 gusht vendosim gurthemelin e fazës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt kompletimit të kësaj lidhjeje të shumëpritur strategjike me Kosovën.
Bashkëpunimi ynë me Kosovën vazhdon të përkthehet në projekte konkrete, duke krijuar lidhje më të shpejta, më të sigurta dhe më të fuqishme mes dy vendeve”, ka shkruar zv/ministrja Zekolli.















Comments are closed