Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në zbatim te Urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, në asistim të inspektorëve te Administratës Tatimore të Kosovës dhe në asistim të Njësitit Anti-Kontrabandë të Doganave të Kosovës, për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale; Tregtia e ndaluar dhe Kontrabandimi i mallrave, ka ushtruar kontroll në një subjekt afarist dhe në një shtëpi banimi në Pejë.
Gjatë kontrollit tek subjekti afarist janë gjetur dhe konfiskuar;
Cigare elektrike – 684 copë,
Duhan i grirë – 1400g.
Cigare PURO – 94 copë.
Shije për cigare elektrike-684 copë
Duhan i grirë-1400 gramë
Ndërsa, gjatë ushtrimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar;
Cigare të kontrabanduara të llojeve të ndryshme-38200 copë
filter për cigare elektrike-36200copë.















Comments are closed