Është arritur marrëveshja që Xabi Alonso të bëhet trajneri i ri i Chelseat.
44-vjeçari ka vizituar Londrën në fillim të javës së kaluar dhe e ka pranuar mundësinë, teksa tashmë është finalizuar një kontratë katërvjeçare dhe njoftimi pritet të vijë shumë shpejtë.
Alonso ka qenë objektivi kryesor i klubit gjatë gjithë kohës, ndërsa ish-trajneri i Real Madridit e kishte si dëshirë lëvizjen në “Stamford Bridge”.
“The Athletic” raportoi të hënën se Chelsea po shqyrtonte një marrëveshje për ta emëruar Alonson si pasardhës të përhershëm të Liam Rosenior, ndërsa trajneri në largim i Bournemouth, Andoni Iraola, po ashtu konsiderohej një kandidat i fortë.
Ish-mesfushori ka qenë pa ekip që nga shkarkimi nga Real Madridi në janar, vetëm shtatë muaj pasi kishte nënshkruar kontratë trevjeçare në verë.















Comments are closed