Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Vuçiq, u bën thirrje serbëve të Kosovës, të votojnë për listën Serbe
Lajmi i Fundit

Vuçiq, u bën thirrje serbëve të Kosovës, të votojnë për listën Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe kësaj radhe është përzier drejtpërdrejt në procesin zgjedhor në Kosovë.

Gjatë një interviste të dhënë në Serbi, ai ka dalë hapur në mbështetje të Listës Serbe, duke u bërë thirrje serbëve të Kosovës që ta votojnë këtë subjekt politik në zgjedhjet parlamentare.

Në emisionin “Cirilica” në TV Prva, Vuçiq u kërkoi qytetarëve serbë në Kosovë që të dalin në votime dhe të mbështesin Listën Serbe, raporton Kosovoonline

“U bëj thirrje njerëzve që të dalin të dielën dhe të votojnë në zgjedhje”, deklaroi ai.

Comments are closed

Related Posts