Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh, tashmë po paketoj librat në presidencë
Lajmi i Fundit

Vuçiq: Do të jap dorëheqje pas tre muajsh, tashmë po paketoj librat në presidencë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se planifikon të japë dorëheqjen nga posti i tij brenda tre ose katër muajsh, madje ndoshta edhe më herët.

Deklarata u bë gjatë një interviste në Radio Beograd.

Duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ai tha se ato do të mbahen brenda disa muajve dhe se nuk dëshiron të flasë për “shkurtim mandati”, por për dorëheqje të plotë nga funksioni presidencial.


Vuçiq shtoi se po mendon çdo ditë për mundësinë e kandidimit për postin e kryeministrit dhe se së shpejti do të merren vendime të rëndësishme politike.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti serb përmend dorëheqjen. Edhe në muajin maj ai deklaroi se mund të largohej nga posti para përfundimit të mandatit, duke theksuar se në rast dorëheqjeje Kushtetuta e Serbisë parashikon mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale brenda 90 ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts