Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • VLEN mobilizohet në Bërvenicë: E tërë struktura në terren për fitoren e Jakup Huseinit
Ballina

VLEN mobilizohet në Bërvenicë: E tërë struktura në terren për fitoren e Jakup Huseinit

VLEN ka mobilizuar të gjitha strukturat e saj politike dhe institucionale në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në prag të zgjedhjeve të 18 tetorit.

Pas hapjes së shtabit në Bërvenicë, ku ishin të pranishëm drejtues të VLEN-it, deputetë, kryetarë komunash dhe përfaqësues të strukturave partiake, aktivitetet janë zhvendosur në terren, në vendbanime të ndryshme të komunës.

Funksionarë të niveleve të ndryshme të VLEN-it kanë qenë pranë Jakup Huseinit në takimet me banorët e Çellopekut, Radiovcës, Gurguricës, Miletinës dhe Tenovës, duke përcjellë mesazhin për mbështetje të kandidaturës së tij dhe programit për Bërvenicën. Takimet në Çellopek, Radiovcë dhe Tenovë janë zhvilluar tashmë në kuadër të fushatës.

Nga VLEN-i theksojnë se pas Jakup Huseinit qëndron një ekip i lidhur drejtpërdrejt me institucionet qendrore, me synimin që Bërvenica të ketë një bashkëpunim më të madh me pushtetin qendror dhe mbështetje institucionale për projektet lokale.

Me këtë mobilizim, VLEN synon që Bërvenica të bëhet komuna e 11-të e udhëhequr nga kjo strukturë politike. Jakup Huseini garon me numrin 4 në zgjedhjet e 18 tetorit.

Nga Çellopeku në Radiovcë, nga Gurgurica në Miletinë e Tenovë, VLEN po e shtrin mobilizimin në të gjithë territorin e Bërvenicës.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts