Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Vjenë: Rrënohen skelet, dyshohet për katër punëtorë të vdekur e disa të lënduar
Kronika e Zezë

Vjenë: Rrënohen skelet, dyshohet për katër punëtorë të vdekur e disa të lënduar

Aktualisht supozohet se 4 persona kanë mbetur të vdekur e disa të lënduar.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi(Baustell) në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës, konkretisht në kryqëzimet e rrugëve Liechtensteinstraße/Thurngasse, Porzellangasse/Grünentorgasse dhe zonën përreth Bauernfeldplatz.

Një ndërhyrje e madhe emergjente është duke u zhvilluar aktualisht në Porzellangasse. Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat austriake.

Aktualisht supozohet se 4 persona kanë mbetur të vdekur e disa të lënduar.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Vjenës ka shpjeguar se, një problem me skelat shkaktoi shembjen e një kallëpi.

Zjarrfikësit po bëjnë maksimumin për të shpëtuar personat që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Policia e Vjenës po përdor platformën e mediave sociale X për të informuar publikun për detaje shtesë.

Vjenë: Rrënohen skelet, dyshohet për katër punëtorë të vdekur e disa të lënduar
Read more

Comments are closed

Related Posts