Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Vetëvendosje, sot do të hap shtabin, në Çarshinë e vjetër të Shkupit
Ballina

Vetëvendosje, sot do të hap shtabin, në Çarshinë e vjetër të Shkupit

Sot, me fillim nga ora 18:00, në Çarshinë e Shkupit, përballë qebaptores “Pçella”, do të bëhet hapja e shtabit të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që mbahen më 7 qershor.

Ky organizim vjen pas integrimit të strukturave të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut në kuadër të koalicionit VLEN dhe shihet si pjesë e mobilizimit dhe organizimit për mbështetjen e procesit zgjedhor në Kosovë.


Në aktivitet pritet të marrin pjesë aktivistë, përkrahës dhe figura politike nga vendi, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, nuk përjashtohet mundësia e pranisë edhe të ndonjë figure të rëndësishme politike nga Kosova. Hapja e shtabit nis në ora 18:00.

Comments are closed

Related Posts