Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Vetëm sot, janë regjistruar 12 zjarre në gjithë vendin
Lajmi i Fundit

Vetëm sot, janë regjistruar 12 zjarre në gjithë vendin

Që nga ora 18:00 e sotme, në vend janë regjistruar 12 zjarre, nga të cilat vetëm një është aktiv, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
Zjarri është aktiv në Komunën e Koçanit, pranë fshatit Rajçani, pranë kishës “Trinia e Shenjtë”, ku po digjet bimësi e ulët.

Ndërkohë, janë shuar 11 zjarre. Ndërhyrjet u zhvilluan në Strumicë pranë fshatit Dobrejci, Kratovë pranë fshatit Zheleznicë, Novo Sellë pranë fshatit Bajkovë, Strugë pranë fshatit Delogozda, Veles pranë varrezave të kishës “Shën Spas”, Tetovë pranë fshatit Falishe, Zhelinë pranë fshatit Trebosh, Vrapçisht, Kumanovë pranë fshatit Novo Sellë, Haraçinë pranë fshatit Grushino dhe në Komunën e Ilindenit, në Ajvatovski Pat.

Këto zjarre dogjën bimësi të ulët, kashtë, deponi, mbeturina dhe breza pyjorë. Sipas QMK-së, të gjitha janë lokalizuar dhe shuar me sukses.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts