Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Vdes tek një kanal uji në Jelloc të Epërm, punëtori i Ndërmarrjes Komunale, të Gostivarit
Kronika e Zezë

Vdes tek një kanal uji në Jelloc të Epërm, punëtori i Ndërmarrjes Komunale, të Gostivarit

Më 15.06.2026 në ora 12:47 në SPB Tetovë është raportuar se në një kanal uji ka një person të vdekur në territorin e fshatit Jelloc i Epërm. Zyrtarë policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin N.M. (64) nga fshati Debresh, i punësuar në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” Gostivar.

Sipas raportimit, ai së bashku me kolegët e tij kishte ardhur në vendngjarje për të pastruar kanalin në zonën ku ndodheshin kanalet për mbledhjen e ujërave rrjedhëse, me çka kishte ngecur në njërin prej kanaleve. Pasi është nxjerrë nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar, mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i punës, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts