Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Unioni Panevropian:  Anëtarësimi në BE pa të drejtë vote, nuk është ide e mirë
Lajmi i Fundit

Unioni Panevropian:  Anëtarësimi në BE pa të drejtë vote, nuk është ide e mirë

Përfaqësues të Unionit Ndërkombëtar Pan-Evropian mendojnë se propozimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian pa të drejtë vote nuk është i mirë. Të gjithë duhet të kenë status të plotë dhe jo dikush të jetë me status më të ulët, thotë Pavo Parishiç nga Unioni Pan-Evropian.

“Në rezolutën që e miratuam para disa muajsh në Vinkovci, Unioni Ndërkombëtar Pan-Evropian paralajmëroi se kjo nuk është qasje e mirë, se në këtë mënyrë procesi i integrimit në Evropë do të ngadalësohej, dhe jo vetëm që do të ngadalësohej, por edhe do të vihej në pikëpyetje. Ne nuk mendojmë se është mirë të ekzistojnë vende me status të ndryshëm dhe se nuk mund të kompensohet me forma rajonale të bashkëpunimit ose me të drejta më të ulëta për një vend të caktuar”, tha Pavo Parishiç – Kryetar i Unionit Ndërkombëtar Panevropian.

Comments are closed

Related Posts