UEFA ka shqiptuar gjobë prej 250 mijë eurosh ndaj klubit të futbollit Vardar, për shkak të parregullsive financiare të konstatuara gjatë sezonit 2023/24. Sipas vendimit, klubi është sanksionuar për probleme financiare, kontrata të dyfishta dhe falsifikime të dokumenteve.
Përveç gjobës financiare, UEFA i ka shqiptuar Vardarit edhe një dënim me kusht në kohëzgjatje prej tre vitesh, gjatë së cilës klubi do të jetë nën mbikëqyrje të veçantë për respektimin e rregullave financiare dhe administrative.














