Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Udhëtimi i shenjtë fillon: Haxhinjtë e parë nga Maqedonia e Veriut, nisen drejt vendeve të shenjta
Lajmi i Fundit

Udhëtimi i shenjtë fillon: Haxhinjtë e parë nga Maqedonia e Veriut, nisen drejt vendeve të shenjta

Sot ka nisur zyrtarisht udhëtimi i parë i haxhinjve nga Maqedonia e Veriut drejt vendeve të shenjta, për kryerjen e obligimit të pestë të Islamit – Haxhit, organizuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut.
Në Aeroportin e Skopje, haxhinjtë e parë të Muftinisë së Shkupit u përcollën nga Reisul Ulemaja i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili uroi udhëtim të mbarë dhe haxh të pranuar për të gjithë besimtarët që janë nisur drejt Mekës.

Në një deklaratë të shkurtër gjatë përcjelljes, Reisul Ulemaja Shaqir ef. Fetai u shpreh:

“Lusim Allahun e Madhëruar që t’ua pranojë haxhin haxhinjve tanë, t’ua lehtësojë çdo ibadet dhe t’i kthejë shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre, me haxh të pranuar dhe zemra të pastruara.”

Sipas BFI-së, nisja e haxhinjve do të realizohet në disa faza, duke filluar me grupin e Muftinisë së Shkupit. Brenda shtatë ditëve të ardhshme, pritet të kompletohen të gjitha nisjet e besimtarëve nga vendi drejt Arabisë Saudite për kryerjen e ritualeve të Haxhit.

Fluturimi i parë është realizuar sot, më 14 maj, ndërsa fluturimi i fundit është paraparë të realizohet më 21 maj.

BFI ka bërë thirrje që udhëheqësit e grupeve t’i informojnë me kohë haxhinjtë për oraret dhe detajet e udhëtimit, me qëllim organizim sa më të mirë të procesit të nisjes.

Comments are closed

Related Posts