Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • U kap me ar në vlerë 300.000 euro. Turqit arrestojnë një kryetar klubi futbolli nga Maqedonia
Kronika e Zezë

U kap me ar në vlerë 300.000 euro. Turqit arrestojnë një kryetar klubi futbolli nga Maqedonia

Mediat turke raportojnë se në Turqi është arrestuar një president i një klubi futbolli nga Liga e Parë e Maqedonisë, nën dyshimin se ka kontrabanduar ar në vlerë rreth 300.000 euro, përcjellë gazeta KOHA, shkruan Pollogu.news

Më 24 mars, mes qyteteve Batman dhe Siirt, është arrestuar personi me inicialet B.H., raportojnë disa media turke.

Policia turke, gjatë kontrollit të automjetit të tij, ka zbuluar ar me peshë prej 2 kilogramë e 581 gramë, me vlerë të vlerësuar rreth 300.000 euro.

Sipas autoriteteve, ari ishte ilegal, ndërsa rasti është ende nën hetim. Ndaj personit në fjalë janë inicuar procedura gjyqësore.

Comments are closed

Related Posts