Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Tragjedi në Kallnik: Sot i jepet lamtumira e fundit 14-vjeçarit Esmer Mamuti
Lajmi i Fundit

Tragjedi në Kallnik: Sot i jepet lamtumira e fundit 14-vjeçarit Esmer Mamuti

Sot në fshatin Kallnik do të zhvillohet ceremonia e varrimit për 14-vjeçarin Esmer Mamuti, i cili u nda nga jeta në moshë shumë të re, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe gjithë komuniteti.

“Të Allahut jemi dhe pa dyshim se tek Ai do të kthehemi. Allahu të faltë xhennetin, zemra e xhaxhit. Në çdo lot, në çdo buzëqeshje, jeta na flet për ty,” – thuhet në mesazhet prekëse të familjarëve.

Të afërmit shprehen se, edhe pse u nda nga jeta pa kthim dhe në një moshë kaq të re, Esmeri ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe një dritë që nuk do të shuhet kurrë në zemrat e tyre.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, pas namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Kallnik.

Ngushëllime familjes Mamuti për këtë humbje të rëndë.

Comments are closed

Related Posts