Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Tragjedi në Itali: Maqedonasja vritet nga bashkëshorti, autori arrestohet te varri i djalit
Kronika e Zezë

Tragjedi në Itali: Maqedonasja vritet nga bashkëshorti, autori arrestohet te varri i djalit

Një tragjedi familjare ka tronditur Piacenza-n në Itali, ku 55-vjeçarja maqedonase Milena Vitanova është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj me disa plagë nga goditjet me thikë.

Sipas mediave italiane, bashkëshorti i saj, Hako Vitanov, ka pranuar përmes telefonit se e ka vrarë atë, pas së cilës është larguar nga vendi i krimit. Policia e gjeti atë më vonë pranë varrit të djalit të tyre të ndjerë, Metodij, dhe e arrestoi.

​Në banesë është gjetur një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në vrasje. Hetimet po vijojnë për përcaktimin e motiveve dhe rrethanave të kësaj tragjedie.
​Fëmijët e familjes nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e sulmit dhe janë në një vend të sigurt.

Comments are closed

Related Posts