Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Tragjedi ajrore në Kolumbi: Rrëzohet avioni ushtarak, të paktën 66 të vdekur
Kronika e Zezë

Tragjedi ajrore në Kolumbi: Rrëzohet avioni ushtarak, të paktën 66 të vdekur

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane është rrëzuar pak çaste pas ngritjes në jug të vendit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 66 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, konfirmuan autoritetet zyrtare.
Shefi i aviacionit ushtarak, Carlos Fernando Silva Rueda, bëri me dije se në bord të avionit ndodheshin 115 ushtarë, 11 anëtarë të ekuipazhit dhe dy punonjës policie.

Avioni i transportit i tipit “Hercules C-130″, prodhim amerikan, u rrëzua pranë qytetit Puerto Leguizamo. Shkaqet e këtij aksidenti tragjik janë ende nën hetim.
”Avioni pësoi një aksident tragjik gjatë ngritjes nga Puerto Leguizamo, teksa transportonte ushtarë të forcave tona të sigurisë,” deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez.

Ai shtoi se deri më tani nuk ka shenja që tregojnë se avioni mund të jetë sulmuar nga grupet rebele që operojnë në atë zonë.

Burime ushtarake njoftuan se në mesin e të vdekurve janë konfirmuar 58 ushtarë, ndërsa katër të tjerë rezultojnë të zhdukur. Erich Saumeth, ekspert kolumbian i aviacionit dhe analist ushtarak, bëri me dije se avioni i rrëzuar ishte një donacion i SHBA-së i bërë në vitin 2020.

Comments are closed

Related Posts