Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Toshkovski: Uji në Gostivar, ende nuk është i pijshëm
Ballina

Toshkovski: Uji në Gostivar, ende nuk është i pijshëm

Uji nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar ende nuk është i pijshëm dhe vazhdon të përdoret vetëm si ujë teknik, deklaroi pasditen e sotme në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas mbledhjes së Shtabit Kryesor për Kriza që ai e udhëheq.

Siç tha, është dakorduar mënyra e zhvillimit të analizave të ardhshme dhe se ato do të jenë më të shpeshta, pra do të rritet kontinuiteti i matjeve të cilësisë së ujit nga disa institucione.

“Sapo të kemi tre rezultate të njëpasnjëshme të ujit të pijshëm në të gjitha pikat matëse në qytet, atëherë do t’u njoftojmë gostivarasve se uji është i pijshëm, përveç përdorimit si ujë teknik siç është përdorur deri tani”, tha Toshkovski.

Ai theksoi se do të vazhdojë furnizimi me ujë të pijshëm në shishe për Gostivarin, duke informuar se rreth 580.000 litra janë dërguar gjatë ditëve të fundit nga Qeveria, nga kompani socialisht përgjegjëse dhe nga komuna të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts